"NALLBANI" NTP me pronar Mehmet Nallbanin eshte themeluar ne vitin 1981 si nderrmarje tregtare dhe prodhuese. Fillimisht nderrmarja ka filluar punen me 2 punetor ku kryesisht punet beheshin ne nje lokal te vogel ne qender te qytetit te Prizrenit. Fale pervojes 50 vjeqare ne kete sfere dhe fale punes dhe angazhimit nderrmarja NALLBANI ka arritur ta zgjeroj punen dhe kapacitetin e prodhimit. Sot, nderrmarja e ushtron veprimtarin ne nje ambient me te madhe te punes, ne magjistralen Prizren-Prishtine ne fshatin Lubizhde p.n. .

Fale ketij angazhimi dhe pune kompania ka arritur ta zgjeroj kapacitetin e perpunimit te llamarines dhe metaleve ne sfera te ndryshme te ndertimit. Po ashtu, kompania ka zgjeruar kapacitetin e makinerise ku behet perpunimi I llamarinese dhe ne kete menyre ka arritur persosmerine dhe efikasitetin ne perpunimin e llamarines. Tani nderrmarja jone ka 35 punetor, te cilet jane pjese e linjes prodhuese dhe perpunuese te llamarines.

Kjo familje e gjere vazhdon te jete ne sherbim te klienteve duke ofruar cilesi dhe kualitet ne perpunimin e llamarines.

Çfarë bën Nallbani ?

Veprimtaria e kompanise eshte e fokusuar ne:

Prodhimin e olluqeve dhe gypave te zinkuara dhe te plastifikuara, sipas kerkesave..

Profilimin e llamarines per mbuloja dhe fasade sipas porosise.

Elemente percjellese per olluqe, gypa dhe mbuloja. ( Kthesa, Bryla, Mbrojtese te bores, Mbajtese te olluqeve dhe gypave, Ballore, L-kende, si dhe elemente te ndryshme qe behen ne baze te kerkesave te klienteve ne pune dore) .

Produktet e cekura me larte munde te jene te materialit te plastifikuar me ngjyra RAL, te zinkuara, rosfrajt, baker dhe alumin.